Gazetari: Nënë, jam unë Taulanti edhe ketej në botën e përtejme po flitet se të kanë dhunuar

3 November 2022, 10:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari: Nënë, jam unë Taulanti edhe ketej në botën e
Në foto: Gruaja e dhunuar dhe infermierja

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën "Orenda" në Pejë ka tronditur jo pak opinion publik ditën e djeshme pas videove të publikuara nga një qytetare në Kosovë. Në vetëm pak minuta pamjet u bënë virale, ku të shumta ishin reagimet e qytetarëve lidhur me rastin në fjalë.

Gazetari Arsen Rusta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka rrëqethur me disa fjalë prekëse për rastin. Rusta shkruan se: 'Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot, atëherë nga plumbat e pushtuesit. Ti nga shuplakat dhe të qeshurat e rinisë së degraduar sot me uniforma shëndetësore'.

Postimi i gazetarit, Arsen Rusta:

Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të gjithë ju, qoftë e vitet e fundit të pleqërisë. Të jetoje me çmbetën pas e çdo vinin në Kosovë e Shqiptari edhe me infermjerët. Pa e ditur se ato do ishin vrasëse "tiktoku".

Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot, atëher nga plumbat e pushtuesit. Ti nga shuplakat dhe të qeshurat e rinisë së degraduar sot me uniforma shëndetësore.

Media nënë edhe këndej në botën e përtejme po flet si u dhunove ti, por këtu askush sreagon nënë. Por mos u merzit është njësoj si aty tek bota juaj. Reagojnë në facebook rrjete e statuse nënë. Por kujtohen për ty veç pas qametit. Sreagojnë me parandalu e rregullu.

Ej moj nënë të morën nga azili motra e dhëndri pasi të vranë çupulinat!!! por pse të çuan kur ishe gjallë!!! Eja nënë se vdekja është më e lehtë dhe e bukur se braktisja. Po lajme ke parë nënë? Askush su kujtua për mua dëshmor e nënën time të ve.

As sot nënë: pse shkove ti aty? Si trajtohesh ti e nënat e Kosovës e Shqipërisë. Por fill pasi të vranë me shuplakat e jo humanëve. U kujtjan që je nëna ime e dëshmorit Taulant Nura.

Ja fiks si lajmi kur përcundohen gjysh e gjyshe për ca klikime. Nënë të përqafoj, por as tre ditë dhe ti do harrohesh si në media ashtu edhe në njerzit që mbijetojnë e kanë harruar të jetojnë.

Kanë vijuar dhe reagime të tjera reagimet edhe gazetarja Rudina Xhunga, shpërtheu në lot teksa po fliste për rastin.

“Prindërit tanë trajtohen në mënyrë kafshërore dhe ne flasim për politikë. Gënjejmë veten ne, nuk mund ta gënjejmë më veten. Është e padrejtë. Duhet të flasim për empati, duhet të flasim për dhembshuri. Mjaft është mjaft. Dua të them t’u thaftë ajo dorë moj grua që e bëre”, tha ndër të tjera gazetarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)


Video