Personi që shihni në foton e mësipërme është ish-efektivi i Rrugores, Renato Feri, i cili u arrestua për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe posedim kanabisi.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit Dhjetor të vitit që lamë pas, por nuk ishte raportuar nga autoritetet.
Forcat Shqiponja panë një makinë me xhama të zinj në zonën e pallatit me Shigjeta duke lëvizur tej normave të lejuara. Mjeti drejtohej nga efektivi i rrugores Renato Feri, i cili ishte jashtë shërbimi.
Edhe pse policia i ka dhënë komandën të ndalojë ai nuk i është bindur urdhrit dhe është ndalur në autostradën e TEG-ut.
Gjatë momentit të lokalizimit të tij është vënë re një sjellje jashtë normale të lejuara, pasi përveçse i ka kundërshtuar punonjësit e policisë, Renato Fieri i ka ofenduar kolegët duke përdorur një gjuhë të pamoralshme. Gjithashtu, në mjet i kanë gjetur edhe kanabis.
Efektivët e Shqiponjave kanë dëshmuar gjatë momenteve të shoqërimit, Renato nuk është paraqitur si punonjës i policisë së qarkullimit rrugor dhe nuk patur as bexhon e punonjësit të policisë. Për këtë arsye kanë dyshuar se mund të kishin të bënin me një kontigjen kriminal.
Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Renato Feri është përjashtuar sot nga Policia e Shtetit me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku.
Renato Feri është proceduar në gjendje të lirë, ku mbi të rëndojnë akuzat e kundështimit të punonjësve të policisë dhe prodhimi e shitja e lëndëve narkotike.
