Tenton të fshihet sa sheh kamerat, momenti kur “Kobra” futet në gjyq (VIDEO)

4 January 2023, 11:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tenton të fshihet sa sheh kamerat, momenti kur “Kobra” futet

Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë janë paraqitur në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së sigurisë pas vrasjes së kuksianit në orët e para të ditës së djeshme.

Në momentin që pa kamerat përballë, Hoxhaj i njohur si “Kobra” me pranga në duar tentoi të fshihej.

31 vjeçari Visart Cengu ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit, ndërsa Rufgen Shehu shpëtoi me plagë. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit.

Sot u përcoll për në banesën e fundit Cengu. I vetmi që shpëtoi pa plumba nga të shtënat e “Kobrës”, Dibran Hoxhajt ishte shoferi Arben Basha.


Video