FOTO/ Djemtë që humbën jetën tragjikisht në aksident në Tiranë, sms-ja e fundit (Emrat)

22 July 2023, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Djemtë që humbën jetën tragjikisht në aksident
Denis Çali dhe  Brusild Gjyla

Denis Çali dhe  Brusild Gjyla janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht mbrëmjen, e 21 korriktut 2023, kur makina në të cilën udhëtonin ka rënë në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës.

Nga informacioni i policisë Brusild Gjyla 26-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Denis Çali, 33 vjeç u plagos dhe u transportua në spitalin e Traumës, por gjatë orëve të natës nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda.

Ndërkohë një mik i tij publikon mesazhin e fundit që kishte shkëmbyer me Denisin pikërisht disa orë para aksidentit të rëndë. "Rrugëve.. Rrugëve".

Policia ende vijon hetimet për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Dy të rinjtë ishin banorë të zonës dhe si pistë hetimi nuk përjashtohet as shkelja e rregullave të qarkullimit por as fakti që shkak mund të ketë qenë dhe errësira. 


Video