Fundjavë ‘përvëluese’/ Temperatura rekord në Tiranë e Berat, parashikimi i motit për sot!

22 July 2023, 08:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fundjavë ‘përvëluese’/ Temperatura rekord në

I nxehti afrikan do të dominojë gjithë fundjavën edhe në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë territorin.

Thuajse i gjithë vendi do të mbizotërohet nga temperatura maksimale 37–41 gradë Celcius gjatë të shtunës dhe të dielës.

E diela do të jetë edhe më e nxehtë prandaj ju sugjerojmë të shkoni buzë detit. Në Tiranë, Berat të dielën temperaturat do të shkojnë 40 – 41 gradë Celcius.


Video