FOTO/ Dalin PAMJET e para nga satelitët 6 milionë dollarë shqiptarë në hapësirë

24 Mars 2023, 11:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Edi Rama

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se satelitët që Shqipëria ka dërguar në hapësirë mund të sigurojnë informacion edhe për kompanitë private që do të shfaqin interes.

Pasi të kemi ndërtuar procedurën, mund ta hapim për përdorim edhe për investitorët privatë të interesuar”, tha ministri gjatë një konference për mediat të premten, teksa raportoi disa vendime të marra nga qeveria.

Satelitët janë ngritur në fluturim në janar të këtij viti dhe Peleshi tha se janë marrë edhe imazhet e para. “Çdo javë, të paktën katër ditë në javë, marrim imazhe të cilat përpunohet nga Agjencia për Informacionin Gjeohapësinor”, tha ai.

Peleshi tha se imazhet më pas përpunohen më gjuhën e kuptueshme nga çdo institucion, por gjithsesi sipas tij procesi i edukimit të këtyre institucioneve për të kuptuar dhe vënë në përdorim të dhënat satelitore kërkon kohë.

Ne bëjmë takime të disa niveleve të këtyre institucioneve që mund të përdorin imazhet. Gjithë projekti i blerjes së shërbimit satelitor është bërë që në gjeneze në përputhje me interesat e institucioneve”.

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u lëshuan në hapësirë në fillim të këtij viti. Nisja e tyre u bë nga Spache Launch Complex nëpërmjet Falcon 9. Kontrata e Shërbimit Satelitor u nënshkrua në fund të muajit Shtator të vitit 2022.  

FOTO/ Dalin PAMJET e para nga satelitët 6 milionë dollarë

Kjo kontratë konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeo-hapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.

Kohëzgjatja e përdorimit të satelitëve do të jetë për një periudhë 3-vjeçare dhe ato do t’i kushtojnë buxhetit të shteti 6 milionë dollarë. Qeveria e ka cilësuar lëshimin e dy satelitëve në hapësirë si një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, dhe në funksion të luftës kundër korrupsionit.

Video