FOTO/ Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci me gjithë ekskavatorin që kishte ngarkuar përfundon në kanal

6 April 2026, 12:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTO/ Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci me gjithë

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq.

Mësohet se një karrotrec ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në anë të saj së bashku me mjetin e rëndë që transportonte, një eskavator.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka bërë që karrotreci të devijojë nga rruga.

Për pasojë, edhe ekskavatori i vendosur mbi të është rrëzuar, duke e rënduar situatën në vendngjarje.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar rëndë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili përkohësisht është vështirësuar.


Video