
Ish-kreu i shërbimit informativ Fatos Klosi është shprehur sot se protesta e 21 janarit ku mbtetën të vrarë 4 protestues, ishte e programuar.
Ai tha në një intervistë në “Euronews Albania” se vrasjet ndodhën në momentin që protesta kishte mbaruar dhe jo kur ishte kulmi i tubimit. Sipas tij arsyeja e protestës ishte që ish- kryeministri Sali Berisha të tregonte se është “zot” në vend.
“Rastet kanë qenë të programuara nga ata që kanë armët nëpër duar. Kanë qenë vrasje shtetërore sepse armët i kishin në dorë punonjësit e shtetit. Të gjitha faktet çojnë se ishte çdo gjë e programuar. Vrasjet ndodhën kur protesta kishte mbaruar. Vrasjet u bën shumë vonë, jo kur ishte kulmi i protestës.
Kur kam qenë në shërbim më kanë thënë se aleatët tanë në Shqipëri do të jenë me atë që vendos rendin në vend. Këtë e thanë kur Fatos Nano më 14 shtator iku në Maqedoni. Rendi iku prej duarsh. 8 vjet më vonë Berisha e programoi këtë ngjarje për të treguar se ishte ai zoti i këtij vendi, ishte ai që e mbante rendin qoftë dhe me vrasje. Ai deshi të tregonte para opinionit publik dhe ndërkombëtarëve se është zoti i vendit”- tha Kosi.