Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 5 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Komploti” për atentatin e regjistruar në nëntorit të vitit 2019 ku shënjestra ishte Landi Muharremi ose i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe u vra shoferi i tij Andi Maloku.
Më konkretisht në qeli kanë mbetur shtetasit Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç.
Ata konsiderohen si anëtarë të bandës së Plarent Dervishajt, i cili vazhdon të jetë në kërkim nga Policia së bashku me tre persona të tjerë për këtë atentat. Më herët në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj.
Atentati ndaj "Rrumit" të Shijakut ndodhi 6 muaj rreth 6 muaj pasi iu bë një atentat Plaurent Dervishajt, Julian Meçajt dhe Bashkim Haxhiajt, për shkak të konlikteve mes dy grupeve për çështje pronash.
