Fatjon Murati lëvizte me makinë të blinduar me Indrit Doklen

9 October 2022, 08:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fatjon Murati lëvizte me makinë të blinduar me Indrit Doklen

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me shoqërimin në polici të Indrit Dokles, person me rekorde të theksuara kriminale.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Dokle ndodhej në makinë me Fatjon Muratin, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia për armë mbajtje pa leje.

Sipas informacioneve, Dokle dhe Murati lëviznin me një makinë të blinduar. Indrit Dokle i akuzuar për disa krime të rënda edhe pse para disa vitesh u dënua me burgim të përjetshëm arriti të bind drerjtësinë për ta liruar.

Murati ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.


Video