Aktivistja Republikane Evi Kokalari ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Arjan Çani se ajo është takuar me kryebashkiakun Erion Veliaj pas "Foltores" së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar mesazhet e një grupi Whats App-i, ku është së bashku me Çanin dhe Veliaj dhe ky i fundit ka konfirmuar se nuk është takuar asnjëher më Kokalarin.
Ai sqaron se video që po qarkullon në rrjetet sociale nga emisioni "E Diela Shqiptar", i përket vitit 2020 dhe atëhere nuk e ka takuar Veliajn, por vetëm i ka kërkuar një ndihmë përmes telefonit për dhënien e disa ndihmave në kohën e pandemisë.
Reagimi i plotë:
Më vjen shumë keq që gazetar me 30 vjet eksperiencë si Arian Çani, shtyjnë një nga narrativat falco që po qarkullojnë këto ditë për të zbutur dëmin e realitetit që m’u desh t’ja u plas fytyrës Rithemelimit.
Ariani telefonin tim e ka dhe mund t’i verifikonte ato që i thoshte si “fakte” shumë kollaj. Ndoshta është kontrata me Syrin, ose ndoshta thjeshtë ishte një analizë e nxituar, gjithsesi vendosa t’ja verifikoj atij, por dhe që të tjerët ta kuptojnë;
S’kam as një lidhje me Veliajn dhe as nuk e kam takuar ndonjëherë.
Në 2020, unë nga New York dhe nje mike nga Tirana vendosëm te ndanim kuti me ushqime familjeve në nevojë gjate pandemise, por nuk kishim automjet dhe leje qarkullimi.
Ne fakt ishte gazetari Osman Stafa qe i kerkoj ndihmë Velias te na jepte 3-4 djem të Bashkise te ndanin ndihmat tona. Mund ti verifikoni këto detaje me të.
Po në atë kohë ofrova në emër të “Fondacionit Petrit Kokalari”, t’ju paguaja dreken mjekeve dhe infermjereve te infektivit qe ishin heronjtë e kohës. Kjo u ofrua nëpërmjet emisionit te Fevziut dhe Drini Zeqo mund t’ja u verifikoj.
Doja ti shtoja nje detaj ketij akti, përshëndetjen e zjarrefikeseve.
Në New York cdo mbasdite në oren 19:00, zjarrfikeset parkonin perpara spitaleve dhe duartrokisnin personelin në shenjë respekti.
Dhe ky ishte gabimi im fatal - i kerkova Velias te me jepte 5-6 makina zjarrfikese qe te benim të njëjtën gjë. Këtë e realizuam tek e “Djela Shqiptare” e Ardit Gjebreas i cili e zgjeroi idenë që te fuste familjaret dhe t’ju jepte atyre hapesire te çonin përshëndetjet e tyre prinderve qe kishin dy muaj pa i parë.
Në një moment aq jo-njerëzor qe kaluam, ishte mëse normale qe te falenderonim dhe Veliajn për ndihmen qe dha me zjarrfikeset.
Ja, kjo është video qe qarkulluan llumi I CNA & NM dhe tani po e shfrytezojne njerez që e dine shumë mirë këtë histori.
Gjithsesi, ja verifikova Çanit dhe po e ndaj dhe me ju.
Kjo temë per mua mbyllet këtu;
Arian Çani në emisionin "Pikat mbi I":
“Rama me të vetët, dhe këtu kam parasysh këta të Bashkisë... ku Evi pati një takim, video që është virale në rrjet, që Evi thotë Erioni e priti me një buzëqeshje të paparë...pra pushteti punon"
Zheji: " E verifikova unë atë, është e 2020."
Çani: "Jo është mbrapa Foltores. E di unë."
Ndërkohë unë, grup tekst me Velian & Çanin
(Txt botuar me leje)