“Çfarë trishtimi”, reagon Rama për incidentin me rusët në Uzinën e Gramshit

20 August 2022, 23:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Çfarë trishtimi”, reagon Rama për incidentin me
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen në Gramsh, ku  është shprehur se ushtarakë neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh.

Rama ka sulmuar opozitën duke thënë se: “Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël!”.

Ndërsa ka vlerësuar rojet ushtarake që neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh.

“Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh. Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”, shprehet Rama në një postim në Tëitter.

Sipas informacioneve zyrtare, dy rusë dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarët roje në uzinën ushtarake në Gramsh duke ju hedhur spraj neuroparalizues.

Ushtarët shqiptarë ndodhen në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore, ndërsa 3 shtetasit e huaj që pretendojnë se janë turistë janë tashmë të arrestuar.

 


Video