Një shtetas të huaj i veshur me rroba ushtarake, është arrestuar pranë ish-uzinës ushtarake që momentalisht shërben për demontimin e armëve në Çekin të Gramshit.
Nga informacionet që vijnë pranë redaksisë së Vox News, dy shtetas të huaj (të dyshuar si rusë) kanë kundërshtuar urdhërin për të mos u afruar pranë uzinës mekanike.
Madje, ata kanë sulmuar me armë ushtarët roje në Uzinën e Çekinit. Tre ushtarë janë plagosur, njëri prej tyre rëndë. Mësohet se ushtarët rrezikojnë verbimin pasi solucioni i ka kapur në sy.
Ushtarët e plagosur janë nisur drejt Tiranës.

Nga informacionet e deritanishme behet me dije se njëri prej rusëve (i dyshuar) është kapur nga policia. Policia është në kërkim për tjetrin. Edhe FNSH është nisur drejt vendngjarjes.
Uzina Mekanike Gramsh është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për armë këmbësorie.

Kombinati ndodhet në fshatin Çekinë në Komunën Pishaj, 4 km pranë qytetit të Gramshit. Uzina Mekanike Gramsh, u ndërtua dhe filloi aktivitetin e saj në vitet 60–të.
Momentalisht UM Gramsh po vazhdon me projektin e demontimit të armatimeve të tepërta, dhe riparime të armëve ekzistuese por në të ardhmen po mendohet që të rinovohet linja e prodhimit dhe të nisë prodhimi i armëve të këmbësorisë për të cilat UMG ka licencë.
Për ngjarjen e sotme nuk ka një njoftim nga institucionet shqiptare, por në vendin tonë është rritur vigjilenca në zbulim të agjenturave të huaja të cilët kanë filluar të jenë shumë aktive. Kohët e fundit Rusia dhe Irani janë dy shtete që kanë rritur aktivitetin e tyre të spiunazhit në Shqipëri.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.