Aksident në Vlorë, 27-vjeçari përplas me makinë 8-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital

20 August 2022, 17:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Vlorë, 27-vjeçari përplas me makinë
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një makinë tip "Fiat", ka përplasur një fëmijë në moshën 8-vjeçare.

"Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Ndërkohë edhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video