Çfarë është çrregullimi i “fytyrave djallëzore” që po "çmend" internetin

26 March 2024, 17:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë është çrregullimi i “fytyrave
Në të majtë fytyrat normale, në të djathtë fytyrat e çrregullta që shohin të diagnostikuarit me Prosopometamorphopsia

Imagjinoni sikur ta keni shikimin shumë mirë, por të zgjoheni një ditë dhe t’i shikoni fytyrat e njerëzve pranë jush të shfaqen si demonë.

Ky është çrregullimi i rrallë i bën njerëzit të mendojnë se po shohin fytyra të ngjashme me demonët, me sytë dhe gojët e zgjatuar, me veshë me majë dhe me rrudha të thella të futura në fytyrat e tyre.

I quajtur Prosopometamorphopsia, çrregullimi u diagnostikua kohët e fundit tek një burrë 59-vjeçar, sipas një studimi të botuar në “The Lancet”. Çrregullimi është aq i rrallë sa që sipas një raporti të vitit 2021, janë regjistruar vetëm 81 raste në më shumë se 100 vitet e fundit.

“Është njësoj si të shikosh demonët”, tha pacienti, Victor Sharrah, për CNN. “Imagjinoni të zgjoheni një mëngjes dhe papritmas të gjithë në botë duken si një krijesë në një film horror”, u shpreh ai.

Sipas studimit, "Pacienti deklaroi se shtrembërimet, tipare të zgjatuara të fytyrës, me rrudha të thella në ballë, faqe dhe mjekër, ishin të pranishme në fytyrën e çdo personi që ai takoi, por ai nuk raportoi shtrembërime kur shikonte objekte të tjera si shtëpitë apo makinat”.

"Pacienti tha se edhe pse fytyrat ishin të shtrembëruara, ai ishte ende në gjendje të njihte se kush ishin", thuhet në studim.

Victor Sharrah i pa shtrembërimet vetëm kur shikonte drejtpërdrejt një person, jo kur shikonte një foto ose një ekran kompjuteri, kështu që studiuesit ishin në gjendje të krijonin përshkrime fotorealiste të asaj që shohin ata me Prosopometamorphopsia.

Studimi nuk gjeti shkakun e çrregullimit të tij, por studiuesit vunë re se ai kishte një kist araknoid në trurin e tij.

Një kist araknoid është një "qeskë jo kanceroze e mbushur me lëngje që rritet në tru ose në palcën kurrizore", shpjegon Klinika Cleveland. Ndërsa ato mund të shkaktojnë dhimbje koke, "trajtimi nuk është gjithmonë i nevojshëm", përveç nëse shkaktojnë probleme.

“Cistet arachnoid të patrajtuara mund të shkaktojnë dëmtim të trurit dhe probleme të lëvizjes”, thonë studiuesit.

Megjithatë, ndërsa kisti u vu re në studim, nuk mund të bëhej një lidhje përfundimtare nëse ishte shkaktari i këtij çrregullimi të rrallë.

Sakaq, në internet ky lajm është pritur me habi të madhe, duke bërë që të shpërthejnë shumë teori konspirative, një prej të cilave e lidh me eklipsin diellor të datës 8 prill.



Video