Ish-bashkëshortja e ish-ministrit Ahmetaj paraqitet në SPAK

26 March 2024, 16:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-bashkëshortja e ish-ministrit Ahmetaj paraqitet në SPAK
Albina Macka në SPAK

Ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, Albina Mançka është paraqitur në SPAK këtë të martë.

Mançka është thirrur edhe disa ditë më parë nga SPAK, e cila u përfaqësua nga avokati Ermir Beta përballë agjentëve të BKH.

Kujtojmë se sot Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzat ish-ministrit Arben Ahmetaj, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit për çështjen e inceneratorëve.

Prokurorët e posaçëm ia kanë komunikuar akuzat avokatit të Ahmetajt, Henrik Ligorit, pasi ish-zv.kryeministri është në arrati.

SPAK përfundoi hetimet ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, më 21 mars.


Video