Një 41-vjeçar është gjetur pa shenja jete, i varur në një pemë në një fshat në afërsi të Beratit.
Kanë qenë familjarët e tij ata që e kanë gjetur dhe njoftuan menjëherë policinë.
Sipas bluve të Beratit, ngjarja dyshohet të jetë vetëvrasje, pasi 41-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në pemë shtetasi F. K., 41 vjeç, banues në Duhanas.
Nga këqyrja paraprake në trupin e 41 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se shtetasi F. K., në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në pemë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.