Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një i moshuar është gjetur i pajetë ditën e sotme në njësinë administrative Dajt në Tiranë.
Policia thotë se 83-vjeçari ishte kallëzuar nga familjarët e tij për largimin nga banesa, ndërsa sot është gjetur i pajetë, pa shenja dhune.
Informacion paraprak nga policia:
Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.