Vrau kunatin një vit më parë në Itali, Apeli lë në burg 30-vjeçarin

3 October 2023, 16:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau kunatin një vit më parë në Itali, Apeli lë në
Foto ilustruese

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 30-vjeçarin Gëzim Gjini, i cili është në burg pasi akuzohet për vrasjen e kunatit të tij në Itali.

Gëzim Gjini është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, ndërsa kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë për ta lënë në burg.

Mirëpo, Apeli e ka rrëzuar kërkesën e tij dhe 30-vjeçari do të vijojë të qëndrojë në burg deri në nisjen e procedurave të ekstradimit për në Itali.

Pas vrasjes së kunatit një vit më parë, Gjini ishte fshehur në Shqipëri dhe u arrestua më 12 gusht një kafene në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane për vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij, në Rocca Priora, Itali, më datë 13 dhjetor 2022, në bashkëpunim me 2 të tjerë.


Video