Gjashtë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim Elbasan. Ata akuzohen për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Mësohet se ata kanë qenë anëtar të një KZAZ-je në Librazhd dhe përfaqësues të tre partive politike: PS, PD dhe LSI.
Burime bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit: Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku, Olgert Alla. Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit Oltion Bajrami dhe Eduart Zito. Tetë urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit.
Prangosja e shtetasve të mësipërm është bërë pas kallëzimit që është bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për 2 grupe numërues në KZAZ-në nr. 53 në Librazhd të cilët kanë falsifikuar rezultatin në 2 qendra votimit në atë nr. 2780, numëruar nga Erald Karriqi, Ylli Kukaj,Oltjon Barjami dhe Eduart Zito, si dhe qendrën e votimit nr. 2796, KZAZ nr. 53, Qarku Elbasan numëruar nga Grupi i Numërimit i përbërë nga Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla.
Pritet një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Elbasanit lidhur me këtë aksion për të mësuar më shumë detaje.