“Faleminderit Zot”, u godit rëndë nga gomonia në Jalë, Agustini del jashtë rrezikut (Foto)

30 July 2022, 19:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Faleminderit Zot”, u godit rëndë nga gomonia në
Agustin Sefa

Vetëm pak ditë më parë një çmenduri e vërtetë dhe e padëgjuar askund në botën e qytetëruar, ndodhi në Jalë, ku një çift të fejuarish, 31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj, u goditën nga një gomone gjatë kohës që po qëndronin në çadrën e tyre në punë të vet.

Vajza nuk pati dëmtime serioze por Agustini u desh të operohej dy herë për shkak të gjendjes së tij tepër të rëndë.

Por fatmirësisht një lajm i mirë vjen nga Agustini i cili duket se më në fund ka dalë nga rreziku. Ka qenë e fejuara e tij që ka bërë një postim në rrjetet sociale duke falënderuar Zotin për mundësinë e dytë që u dha për të jetuar edhe një herë jetën e për të dashur përsëri njëri-tjetrin.

Foto e marrë ng JOQ:

“Faleminderit Zot”, u godit rëndë nga gomonia në


Video