Babë e bir janë arrestuar nga policia e Fierit, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Në pranga është vënë shtetasi Arshi Hoxhaj, 47 vjeç dhe Eltjon Hoxhaj, 24 vjeç banues në Kreshpan, Fier, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Damirel Hoxhaj, 23 vjeç (babai dhe dy djemtë).
"Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor “Kreshpan”, ushtruan kontroll në banesën e këtyre shtetasve, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu pa leje, si dhe 40.800 euro, 3000 dollarë dhe 2 automjete, të dyshuara të përfituara nga aktivitetet kriminale." thuhet në njoftimin e Policisë.
Blutë e Fierit kanë gjetur edhe 163 bimë kanabisi të kultivuara në një tokë të këtyre shtetasve
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.