EMRI/ Terrorizoi banorët në Maliq duke qëlluar me kallashnikov, arrestohet 40-vjeçari!

16 Mars 2026, 10:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Terrorizoi banorët në Maliq duke qëlluar me kallashnikov,
Korçë

Policia e Korçës thotë se ka arrestuar një 40-vjeçar, që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në fshatin Roman, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një shtetas grek, i cili ndodhej me të në momentin e ngjarjes.

Në pranga u vu shtetasi Kristo Agolli, 40 vjeç, banues në fshatin Orman, i cili rezulton i dënuar më parë për veprat penale të vjedhjes dhe prodhimit e shitjes së narkotikëve.

Në vendngjarje policia sekuestroi një armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë: 

Qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre; Policia kap dhe vë në pranga 40-vjeçarin.

Në pranga edhe një shtetas grek, që ishte bashkë me 40-vjeçarin.
Sekuestrohen arma e zjarrit tip kallashnikov, municion luftarak, fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Policisë lokalizuan, neutralizuan dhe vunë në pranga shtetasin  Kristo Agolli, 40 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.

Në vendngjarje u sekuestruan arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën fara kanabisi dhe një aparat metalkërkues, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, edhe shtetasi grek Dimitrios Pentazidis, 48 vjeç, banues në Athinë, i cili ishte bashkë me 40-vjeçarin në momentin kur ai qëllonte me armë zjarri.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi grek kishte ardhur në banesën e 40-vjeçarit për të kërkuar flori me anë të aparatit metalkërkues, i cili dyshohet se ishte sjellë prej tij nga Greqia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Vox Pop

Video