Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një vjedhje është regjistruar këtë të diel në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.
Disa persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në institucionin arsimor dhe kanë marrë disa kompjutera.
Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë këtë pasdite, ndërsa autoritetet e shkollës po bashkëpunojnë me policinë për të shqyrtuar pamjet nga kamerat e sigurisë, në përpjekje për të identifikuar autorët.
Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.