EMRI / Shqiptari kapet me 17 kg kokainë në aeroportin e Athinës

6 March 2025, 17:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI / Shqiptari kapet me 17 kg kokainë në aeroportin e Athinës
Droga e sekuestruar

Një 28-vjecar nga Konispoli ka rënë në prangat e policisë greke, pas një operacioni që coi në goditjen e një rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Policia greke identifikoi fillimisht 30-vjecarin Iosif Samha, me precedentë penalë për vepra të ngjashme, i cili vinte me avion nga një vend i huaj. Në 2 valixhet e tij, brenda aeroportit “Eleftheros Venizelos”, policia sekuestroi 16 pako me 17.3 kg kokainë.

30-vjecari ka kryer transportin për llogari të një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet A. S, i cili është shpallur në kërkim.

Me urdhër të këtij të fundit, lënda narkotike do i dorëzohej shtetasit Pajtim Kaleshi, 28 vjec, banues në Konispol. Policia e ka pikasur Kaleshin jashtë aeroportit dhe e ka vënë në pranga.

Gjatë operacionit janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti i Pajtim Kaleshit, 3 celularë dhe 590 euro.


Video