Policët të kërcënuar nga kriminelët/ Ministri Hoxha jep lajmin e mirë: Sapo miratuam një vendim për ju, ja si duhet të veproni!

6 March 2025, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policët të kërcënuar nga kriminelët/ Ministri Hoxha jep
Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në përfundim të mbledhjes së Qeverisë dha lajmin e mirë për efektivët e Policisë.

Në një deklaratë për mediat, ministri tha se përgjatë kësaj mbledhje kabineti qeveritar miratoi aktin i cili do të mbrojë efektivët e Policisë nga kërcënimet që u bëhen si pasojë e punës që ata kanë.

Sipas Hoxhës, nëpërmjet këtij akti, ata synojnë që të rrisnin bashkëpunimin me institucionet si Shërbimet Informative dhe SPAK, në luftën kundër krimit të organizuar.

Përmes këtij vendimi të miratuar këtë të enjte nga Këshilli i Ministrave, Hoxha tha se forma e parë që një punonjës policie të “ngrejë zërin” e tij për kërcënimet që i janë bërë është ajo “forma e mënjëhershme ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit lëshon një urdhër mbrojtje për Policin”, ndërsa, forma e dytë është ajo kur efektivi i drejtohet komisionit dhe ngre shqetësimin.

“Përmes këtij akti ne hapim sot një udhëtim të ri për sakrificën dhe mbrojtjen e punonjësve të policisë nga kërcënimet e shumta që i bëhen dhe këtu jepi për të përcaktuar edhe njëherë për të thënë prioritetin që ka jeta, shëndeti dhe prona e punonjësve të policisë në raport me qeverinë shqiptare”, tha ministri ndër të tjera.


Video