EMRI/ Identifikohet babai me dy djemtë e mitur që u mbytën në Kavajë

9 July 2023, 14:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Identifikohet babai me dy djemtë e mitur që u mbytën
Foto ilustruese

Është identifikuar për mediat babai 50-vjeçar që u mbyt në plazhin Vilë Boshtovë ditën e sotme së bashku me 2 djemtë e tij. 

Sipas informacioneve për mediat bëhet me dije se babai i identifikuar si Elvis Halilaj 50 vjeç, me dy djemtë e mitur nga Tirana 13 dhe 15 vjeç. 

Identiteti i fëmijëve nuk do të bëhet i ditur për shkak të moshës së tyre të mitur.

Mësohet se viktimat ishin duke notuar në det teksa ende nuk dihen rrethanat sesi janë mbytur.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video