FOTO: Dhunuan kushërinjtë Maja, dalin para gjykatës anëtarët e fisit Rraja dhe pronari i lokalit

9 Korrik 2023, 11:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Dhunuan kushërinjtë Maja, dalin para gjykatës
dalin para gjykatës anëtarët e fisit Rraja dhe pronari i lokalit

Tre anëtarët e fisit të Rrajave që dhunuan tre ditë më parë banorët e e Borizanës kanë dalë para gjykatës së Tiranës.

Para trupës gjykuese kanë dalë Ineidi Rraja, Andi Rraja dhe Eni Kullaj, të cilëve u është dhënë masa arrest me burg dhe Kujtim Bërdaku, pronari i lokalit ku ndodhi rrahja barbare, ndaj të cilit gjykata dha masën detyrim paraqitjeje. 

Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja dhe Rexhep Rraja.

 


Vox Pop

Video