EMRI / Goditet me sende të forta polici në Shkodër

25 March 2024, 16:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI / Goditet me sende të forta polici në Shkodër
Foto ilustruese

Një efektiv i policisë është sulmuar nga persona të paidentifikuar ditën e sotme në Shkodër.

Mësohet se oficeri i policisë, Admir Okaj është sulmuar pranë shtëpisë së tij në zonën e Zdrales nga persona ende të paidentifikuar.

Autorët e kanë qëlluar me sende të forta në kokë. Efektivi është dërguar për mjekim në spital ndërsa ka dhënë edhe dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Okaj ka qenë pjesë e FNSH-së ndërsa së fundmi shërben në Qarkun e Elbasanit.

Paraprakisht dyshohet se autori është fqinji i tij, i cili e ka sulmuar pas një konflikti të çastit.


Video