Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën i ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare parlamentare.
Berisha ndodhet prej disa muajsh nën masën “arrest shtëpie” me akuzat e ngritura nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion në aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani në zonën e Laprakës, ku dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ka ndërtuar dhjetra pallate banimi.
Në përfundim të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, tha se SPAK refuzon të shikojë provat dhe ekspertizën e paraqitur prej tyre.
“Ky vendim i zotëm vendosi rrëzimin e kërkesës tonë. Sot u vërtetua për herë të dytë shkelmimi i Kushtetutës së Shqipërisë. Këta sy që nuk shikojnë dhe këta vesh që nuk dëgjojnë kanë shkelur Kushtetutën se Berisha nuk është një punëmarrës. Në asnjë pikë të vendimeve gjyqësore nuk përmendet ky rast.
Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Dua t’i denoncoj që ne kemi bërë një set provash dhe SPAK nuk i pranon. As akt ekspertimin me privat nuk pranojnë ta lexojnë as për kuriozitet. Zoti Berisha nuk mungon në kuvend pa arsye”, u shpreh Gjokutaj për mediat.