EMRAT/ 7 të "FORTËT " e burgut të Peqinit në grevë urie, refuzojnë ushqimin por jo ujin dhe kafenë…

16 May 2024, 12:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ 7 të "FORTËT " e burgut të Peqinit në
Sokol Mjacaj/ Ilir Kupa

Bëhet me dije se 7 të burgosur të regjimit të burgut të ashpër “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie.

Burime nga ky institucion thonë se të burgosurit prej 2-3 ditësh kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen dhe ujin ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.

Të burgosurit kanë refuzuar ushqimin pasi janë kundër aplikimit të regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta.

Kundërshtime kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni.

Mësohet se në grevë urie të pjesshme kanë kaluar:

Sokol Mjacaj

Albert Ilir Kupa

Aldo Hoxha

Anterio Koaloshi

Fatmir Pjetro

Erion Veziaj

Nikolin Topalli

Të dënuarit kërkojnë:

Të lejohet futja e ushqimit nga familjarët.

Të lejohet të blejnë ushqime.

Të kenë ndriçim të hapur nga dritarja, jo me zgarë.

T’u lejojen të gjitha kanalet TV, pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive, kryesisht programe edukuese.

Të burgosurve u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre.


Video