Azgan Mërnica nuk është penduar që vrau efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç.
Mesnatën e djeshme ai u vetëdorëzua në polici ndërsa para unfiormave blu ka treguar se si ngodhi ngjarja.
“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman” mësohet të ketë thënë Mërnica.
Mërnica tha se shkoi te daja se ndjehej i uritur, por ata kishin njoftuar policinë.
"Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat, kisha marrë makinën e dajës dhe nënën do e çoja tek daja. Isha duke ecur shpejt dhe shkëmbehem me policin që shkonte nga fshati në qytet dhe për pak sa nuk u përplasa me të. Ai më bëri me shenjë ndalo. Unë zbrita nga makina. Zbriti dhe ai nga makina. Aty kemi bërë llafe. Ai më tha ku shkon ti me këtë shpejtësi more, dhe më ofendoi. Kur ai bëri me dorë unë kujtova se më shau dhe u nxeha. Momenti që u kthye për të hipur në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova te koka mbrapa. Shkova te daja dhe e lash makinën atje. Pastaj kam ecur në këmbë nëpër fusha e disa kanale. Në kanale lëviza e qëndrova për 48 orë. Momentin që po më hahej buk se kisha dy ditë pa bukë, shkova ke shpia e dajës. Këta ndërkohë kishin njoftuar policinë se kishin hall se mos më vriste RENEA. Aty erdhi policia dhe më mori, një polic, shefi krimeve të Fierit dhe më çoi në drejtori".
Arratia e të riut mori fund mbrëmjen e djeshme, kur pas 3 ditësh kërkime në disa zona të Fierit nga policia dhe forcat RENEA, ai u vetdorëzua në polici nga familjarët.