Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Mes dy kandidaturave për përfaqësues nga Apeli në KLGJ mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve zgjodhi gjyqtaren Emona Muçi, aktualisht gjyqtare në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.
Muçi mori 133 vota pro saj, ndërsa kandidatja tjetër, Irida Kacerja grumbulloi 92 vota.
Gjyqtarët e të gjitha shkallëve të gjykimit zgjedhin sot tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë tre prej anëtarëve që iu përfundon mandati, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë.