Biznesmeni i njohur Julian(Lul) Morina thirret nga SPAK.
Biznesmeni Morina ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme ku ka qëndruar pak minuta, por nuk dihet ende se për çfarë do të dëshmojë ai.
Pak kohë më parë biznesmenit IKMT dhe Policia i bllokoi Morinës pallatin tek Liqeni i Thatë për kate pa leje.
Julian Morina njihet për jetën e luksit, ku ekspozon në rrjetet sociale një jaht me mbiemrin e tij ‘Morina’, makinë Rolls Royce etj.
Morina është shfaqur edhe në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, të dyshuar për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi.
Lul Morina rezulton në regjistrin e biznesit 12 vitet e fundit, ndërsa nuk dihet baza mbi të cilën e ngriti kapitalin.