14-vjeçari shkon në spital me fraktura të rënda në kokë, pritet të niset drejt Tiranës

8 October 2023, 21:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
14-vjeçari shkon në spital me fraktura të rënda në
Foto ilustruese

Një 14-vjeçar nga Korça ka shkuar në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kafkë.

Mësohet se i mituri është konfliktuar me persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 14-vjeçari ndodhet në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar.

Sakaq, policia është duke hetuar për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe identifikimin e autorëve.


Video