Një ngjarje që kalon çdo cak të njerëzores është regjistruar në një fshat të Përmetit.
Sipas denoncuesve, një person ka arritur të kapë një shpend, që ngjan si shqiponjë, (por mund të jetë edhe skifter dhe ka vendosur ta kryqëzojë të gjallë.
Denoncimi është bërë nga faqja për të drejtat e kafshëve, Animal Rescue Albania, të cilët apelojnë për ndihmë pasi shpendi është ende gjallë.
Kujdes, pamjet në video mund të jenë shqetësuese!
Mesazhi i ARSA:
A kemi ndonje simbol ne si komb?
A kemi nder, besë, a kemi ndonjë gjen evropian, apo çfarë kemi?
Apo jemi thjesht nje popull barbar, injorant, shpirtlig, vrasës?
E kanë kapur me siguri me cark, pasi këmbët i ka të thyera dhe më pas e kanë kryqëzuar tek hyrja e tokës se tyre.
Mendje të sëmura, rracë e poshtër...
Kjo ka ndodhur pikerisht ne kete moment ne Permet, ne fshatin Buhal.
Shpendi eshte ende aty dhe vajza kerkon dike ta ndihmoje ta sjellim ne Tirane.
A mundet te ndihmoje dikush?
Te pakten te tregojme se nuk jemi te gjithe njesoj, por ka mes nesh edhe njerez qe meritojne te quhen te tille.