Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Emiljano Shullazi ka përfunduar në spital.
Nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga forcat e RENEA-s, Shullazi është marrë nga qelia për tu dërguar në spitalin e burgut, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore.
Shullazi mbahej nën regjimin “41 bis”.
Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Ata e kanë apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e “41bis”.