Embargo? Produktet shqiptare gjenden rëndom në marketet ruse

17 March 2023, 08:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Embargo? Produktet shqiptare gjenden rëndom në marketet ruse

Që pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, disa vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë vendosën embargo ndaj Rusisë duke ndaluar eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve.

 Megjithatë, në disa foto të publikuara në rrjetet sociale shihet se produktet e prodhuara në Shqipëri gjenden rëndom në marketet ruse.

"Gjoja kemi embargo, por këto Coca Cola të prodhuara në Shqipëri gjenden në një market në Rusi. Këta që solidarizohen me Ukrainën, bëjnë foto me Zelenskin dhe me vëllezërit Klitschko, vazhdojnë të bëjnë tregti me Rusinë", shkruan faqja në Facebook që ka publikuar fotot. 



Video