Ekspertët paraqesin në Gjykatë konkluzionet: Viktima Pjerin Xhuvani, ka pasur në krah një qitës!

7 May 2024, 14:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekspertët paraqesin në Gjykatë konkluzionet: Viktima Pjerin
Arbër Paplekaj/ Pjerin Xhuvani

Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s i cili është dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Ekspertët kanë arritur në konkluzionet e riekspertimit të vendit të krimit dhe kanë interpretuar mekanizmin e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë.

Nga konkluzionet e ekspertizës ka rezultuar se viktima Pjerin Xhuvani ka shkuar në vendgjarje i shoqëruar nga disa persona dhe se dy grupimet janë shtyrë me njëri-tjetrin, ndërsa aty ndodhej edhe policia.

Gjithashtu ka rezuktuar se konflikti i armatosur ka filluar nga pozicioni ku ndodhej viktima dhe se reagimi i të pandehurit, Arbër Paplekaj që tërhiqet pasi besohet se ka identifikuar qitësa.


Video