Ky është PUNËTORI 28-vjeçar që humbi jetën në Shëngjin! (EMRI + FOTO)

9 May 2024, 12:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ky është PUNËTORI 28-vjeçar që humbi jetën
Emiljano Frroku

Është identifikuar punëtori që humbi jetën mëngjesin e kësaj të enjte në Shëngjin, i cili ra nga lartësia e një pallati, teksa ka qenë duke punuar.

Mësohet se viktima është shtetasi Emiljano Frroku, 28-vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth 07:30, ndërsa i riu ka humbur jetën rrugës për në spital, duke mos iu mbijetuar dot plagëve të marra.

Policia e Lezhës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe nëse a ka patur shkelje ligjore nga ana e kompanisë.



Video