Ra nga kati i 9 sapo nisi punën në mëngjes, kush është 28- vjeçari që humbi jetën në Shëngjin (EMRI)

9 May 2024, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ra nga kati i 9 sapo nisi punën në mëngjes, kush është
Vendngjarja

Emilano Frroku, vetëm 28-vjeç, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.

I riu ka rënë nga kati i 9 i objektit që po ndërtohet dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident në punë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë një punëtor.

'Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F.,  i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.'- njofton policia.

 


Video