“E shtrenjta nëna ime, mori rrugën për në parajsë”/ Gjergj Luca njofton se ku do mbahen homazhet për aktoren

21 February 2023, 17:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E shtrenjta nëna ime, mori rrugën për në
Gjergj dhe Mimika Luca

Biznesmeni Gjergj Luca ka reasguar për ndarjen nga jeta të nënës së tij, aktores së mirënjohur shqiptare Mimika Luca, e cila mbylli sytë përgjithmonë në moshën 86-vjeçare.

Gjergj Luca njofton se varrimi bëhet nesër në orën 12:00. Por sot, në Tiranë, njoftoi se presin dashamirës dhe miq, që duan t'i japin lamtumirën e fundit aktores.

"E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë! Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë. Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00. Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Varrimi bëhet nesër në orën 12:00. Në Varrezat e Sharrës" shkruan biznesmeni.


Video