E TRISHTË/ Shuhet në moshën 85 vjeçare Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare

21 February 2023, 13:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E TRISHTË/ Shuhet në moshën 85 vjeçare Mimika Luca,
Në foto: Mimika Luca

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Mimika Luca ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 role ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”.

Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja. Luca u lind më datë 24 dhjetor të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë fëmijërisë së saj ka kaluar shumë vështirësi ku edhe përfundoj në strehën vorfnore. Megjithatë ajo arriti të ndiqte pasionin e saj për artin dhe sidomos atë për baletin.

Ajo ka interpretuar si balerinë së skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit nga viti 1951 deri në vitin 1962 ku edhe spikati per talentin dhe për aftësitë e saj fizike.

Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.


Video