E RËNDË/ Vdes bojaxhiu në Elbasan, ra nga lartësia teksa po lyente muret!

21 July 2023, 12:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË/ Vdes bojaxhiu në Elbasan, ra nga lartësia teksa po

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Elbasan.

I ndjeri ka rënë nga lartësia, teksa ka qenë duke lyer muret e një ndërtese.

45-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të rënda.

Njoftimi i policisë:

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 më lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Policia bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale M.Z, banues në Durrës.

Rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video