E RËNDË në Kukës/ Gjendet e mbytur një 30- vjeçare në liqen, ja kush e zbuloi!

18 June 2024, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E RËNDË në Kukës/ Gjendet e mbytur një 30-

Një grua e re është gjetur e mbytur në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës, mëngjesin e sotëm.

Gruaja që dyshohet se është rreth të 30-ave është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

E reja nuk është identifikuar ende, ndërsa është dërguar në morgun e qytetit të Kukësit.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video