Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryebashkiaku i një komuniteti në Meksikën jugore, i cili sapo ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2 qershorit, u vra të hënën pranë Acapulco.
Salvador Villalba Flores, pjesë e partisë lokale México Avanza (“Përpara Meksika”, e qendrës së majtë), u vra në autostradën Acapulco-Pinotepa.
Zakonisht viktima shoqërohej nga anëtarë të Gardës Kombëtare, por sipas gazetës El Sur në momentin qëu vra ishte i pashoqëruar.
Autorët e morën kryebashkiakun e zgjedhur nga autobusi ku udhëtonte dhe e ekzekutuan.
Salvador Villalba Flores vendosi të kandidojë pas vrasjes së mikut të tij Jesus Gonzalez Ríos, lider i të Gjelbërve (Partido Verde) në Copala më 29 qershor 2023.