Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 18-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me thikë ish të dashurin e saj.
Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie në zonën e Yzberishtit. E reja pretendon se ish i dashuri e ka tradhtuar kur kanë qenë të lidhur së bashku.
I riu përfundoi në spital për shkak të plagës së marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.