Aksident brenda Metalurgjikut në Elbasan, plagoset rëndë vëllai inxhinier i ish-ministres dhe një punëtor

9 January 2024, 09:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident brenda Metalurgjikut në Elbasan, plagoset rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë kësaj të hëne në një nga uzinat e Kurum International në ish kombinatin Metalurgjik të Elbasanit.

Burime jo zyrtare konfirmuan se gjatë provave të instalimit të një makinerie ka ndodhur një aksident i rëndë.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosnjohjes së procesit teknologjik të makinerisë që inxhinieri dhe një punëtor po tentonin ta vinin në punë. Ndërkohë policia e Elbasanit ka dokumentuar ngjarjen e cila po hetohet nga Prokuroria.

Për pasojë një inxhinier dhe një punëtor kanë mbetur të plagosur. Të plagosur janë David Elezi dhe Mikel Caku, vëllai i ish-ministres së arsimit, Evis Kushi që ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ata janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas në një spital privat.


Video