E rëndë në Fier, gjendet i mbytur një person

27 May 2026, 08:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Fier, gjendet i mbytur një person
Foto ilustruese

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se është gjetur i mbytur, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore në vendngjarje, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku pritet të kryhen procedurat përkatëse dhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pritet që policia të japë informacion zyrtar në vijim.


Video