Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, Lorena Arapaj ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen nga detyra, bën me dije Euronews.
Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë vendim, ndërsa pritet të ketë më shumë informacion në vijim lidhur me zhvillimet në drejtimin e institucionit shëndetësor.
Dorëheqja e saj vjen në një moment kur Spitali Rajonal i Vlorës mbetet një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në qark, me një fluks të lartë pacientësh dhe shërbimesh.